Kafexholli paraqitet në Superkupën e Zvicrës
22 gusht 2023
| 12:05
Portierja e Kombëtares së Kosovës, Venera Kafexholli, ka bërë hap të rëndësishëm në karrierë. Ajo të dielën u paraqit për ekipin e parë të klubit të njohur zviceran, Spono Eagles.
Spono luajti në ndeshjen për Superkupë të Zvicrës. Pësoi nga LC Bruehl me rezultat 33:24. Kafexholli pritet të ketë paraqitje të tjera për Spono Eagles, që do t’i shërbejnë për zhvillim të mëtejmë në karrierë.