Kafiteritë në Prishtinë mund të dënohen nga 500 deri në 1 mijë euro për muzikë të lartë
Inspektorati Komunal i Prishtinës dhe ai i Ministrisë së Mjedisit kanë dalë në një aksion të përbashkët për të kontrolluar nivelin e zhurmës tek kafiteritë në kryeqytet.
Të gjitha lokalet në kryeqytet po kontrollohen nga Inspektorati dhe Policia e Kosovës ku të njëjtëve po u tërhiqet vërejtja që ta ndalin nivelin e zërit të muzikës pas ankesave të shumta që kanë marrë nga ana e banorëve kryesisht në qendër por edhe në lagje të tjera që janë të frekuentuara.
Gjithashtu, Klan Kosova merr vesh se sot nuk do të ketë gjoba, por, vetëm paralajmërime që në ditët në vijim do të ketë edhe më shumë kontrolla të tilla.
Ndërkohë dënime do të ketë vetëm për ata që nuk do ta respektojnë këtë vendim gjatë ditës së sotme ndërsa aksioni do të vazhdojë çdo ditë dhe pas çdo ditë dhe pas çdo ankese të qytetarëve.
Gjobat që do të jepen në raste kur nuk do të respektohet ky vendim do të jenë prej 500 deri në 1 mijë euro, varësisht prej llojit të shkeljes.