Kafja ka super ndikim tek ne

05 prill 2019 | 15:56

Kafja ndikon në mënyrën tonë të perceptimit të kohës dhe të të menduarit, dhe për t’i marrë këto efekte, ju nuk keni nevojë ta pini, por vetëm duhet ta imagjinoni.

Lajmi vjen nga hulumtuesit në Universitetin e Torontos që kanë analizuar efektet fizike të kafesë tek njerëzit. Le të shohim së bashku se si kafeja ndikon në sjelljen tonë.

Kafja dhe mendimet

Kafja është një pije shumë e përhapur, efektet e të cilës në trupin tonë janë gjithnjë e më të njohura. Ajo që ende nuk është përcaktuar qartë është efekti që ka në trurin tonë, pra në një nivel psikologjik . Shkencëtarët kanë ngritur pyetjen: “Çfarë ndodh në trurin e njerëzve që mendojnë për kafen?” Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, le të sqarojmë disa aspekte themelore të këtij studimi.

Kafja si stimulues për tu zgjuar

Hulumtimi është bazuar në koncepte themelore të psikologjisë; nxitja, që ka të bëjë me reagimet që kemi pas stimulimit për tu zgjuar. Zgjimi ndryshon në bazë të arsyeve, të tilla si emocionet, neuro-transmetuesit në tru apo pijet që përmbajnë kafeinë.

Studimi

Tani mund t’i përgjigjemi pyetjes së studiuesve. Ekspertët kanë kryer katër studime të ndryshme, duke analizuar disa pjesëmarrës nga kulturat lindore dhe perëndimore. Nga testet e kryera, ka dalë se ata që mendonin për kafe perceptonin kohën më të shkurtër dhe kishin mendime më konkrete dhe të sakta. Është ndryshe në kulturat lindore. Ekspertët kanë theksuar se efekti nuk është i njëjtë tek njerëzit që nuk pinë kulturalisht aq kafe sa njerëzit në Perëndim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,…