Kahn: Dominimi i Bayernit nuk i bën mirë Bundesligës
Oliver Kahn rikthehet të flasë për futbollin. Sigurisht tema kryesore e bisedës ishte Bayerni i tij, por dhe problemet që po has kampionati gjerman. Kahn u shpreh se ka besim tek trajneri i “bavarezëve”, Niko Kovaq.
“Sigurisht se ka njerëz të cilët mendojnë se ky do të jetë një sezon i keq për Bayernin. Unë nuk mendoj aspak kështu, por krejtësisht të kundërtën. Ata kanë disa lojtarë të acaruar në skuadër si Robert Lewandowski apo grupi që luan me Kombëtaren gjermane. Besoj se kjo do t’i motivojë më shumë. E kombinimi i kësaj gjëje me trajnerin Niko Kovaq, që kërkon disiplinë dhe rregull në ekip, do ta çojë Bayernin sërish në fitimin e Bundesligës”.
Por Kahn pranoi se dominimi i Bayernit u bënë shumë dëm ekipeve të tjera në Bundesligë. Fakti që kampionët e Gjermanisë e kanë fituar titullin për 6 herë rresht do të thotë se fitimi i këtij trofeu të jetë kushti minimal për një sezon të mirë. “Për një lojtar nuk është aq emocionuese të shkojë tek Bayerni, sepse fitimi i kampionatit shihet si një objektiv minimal. Natyrisht, në Bundesligë mund të fitosh shumë para, por nuk ka të njëjtën shikueshmëri si liga spanjolle apo ajo angleze. Edhe kampionati italian po e merr veten pak nga pak. Duhet që ekipet në Gjermani ta kuptojnë se dominimi i Bayernit nuk është gjëja më e mirë për ligën”.
Kahn konsiderohet legjendë e gjallë e Bayernit dhe Kombëtares gjermane. Në karrierën e tij ish-portieri i “bavarezëve” ka fituar tetë herë Bundesligën, një herë Ligën e Kampionëve dhe është shpallur kampion Evrope me Gjermaninë në vitin 1996.