
Kahn: Lowi gaboi që ftoi Neuerin
08 korrik 2018
| 13:10
Ish-portieri i Gjermanisë, Oliver Kahn, ka thënë se trajneri Joachim Low gaboi me marrjen e Manuel Neuerit në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
“Grumbullimi i Neuerit nuk duhet të ndodhte, këtë e kam shprehur edhe para se të fillonte Kampionati Botëror. Nuk e di se pse trajneri vendosi të përdorë kritere të tjera për të. Ai nuk luante prej shumë kohësh dhe në portë mund të luante Ter Stegen”, ka thënë Kahn.