![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/kahn.jpg)
Kahn: Neueri vendos vetë për Botëror
01 nëntor 2022
| 11:00
Kapiteni i Bayern Munchenit dhe Gjermanisë, Manuel Neuer, është kthyer në dilemën më të madhe jo vetëm në “Allianz Arena”, por edhe në kombëtaren e “pancerave”.
Fillimi i kompeticionit më të rëndësishëm në rang përfaqësuesesh dhe prania e kapitenit Neuer shikohet në rrezik pas rilëndimit të fundit në seancat individuale.
Kahn ka dashur t’i zbusë qëndrimet dhe ta zhvendosë fokusin diku tjetër, por pa e anashkaluar si diskutim, duke pohuar: “Optimizmi nuk mungon rreth gjendjes së Manuelit pavarësisht se ai vazhdon të vuajë ende nga dhimbjet në shpatull. Trajtesa e një rasti të tillë kërkon kujdes dhe inteligjencë, por i fundit që do ta ndërmarrë vendimin final mbi çështjen ‘Botëror’ është vetë 36-vjeçari”.