Kahn nuk dorëzohet: Kam parë gjëra të pabesueshme në futboll

12 prill 2023 | 13:20

Oliver Kahn nuk dorëzohet. Drejtori i Bayern Munchen ka folur pas humbjes së thellë 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Cityt, teksa sipas tij ka ende shpresa për një përmbysje të madhe në Gjermani.

“Në këtë sport, rezultatet kanë rëndësi. Megjithatë, duhen parë disa gjëra pak më ndryshe. Nuk ka kuptim të ankohemi dhe të shohim gjithçka negativisht. Kemi një mundësi të madhe për t’u bërë kampionë në Gjermani, ndaj dhe duhet të reagojmë që këtë të shtunë. Përmbysja? Kam parë gjëra të pabesueshme në futboll … Duhet të japim gjithçka. Në këto nivele kështu ndodh. Nuk mund të falen shpërqendrimet ndaj një ekipi të tillë. Nëse ka gabime, atëherë ndëshkohesh menjëherë”, ka thënë Kahn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Benfica, Roger Schmidt e ka komentuar humbjen që…