Kahn shumë spekulimet: Mulleri nuk largohet
12 maj 2023
| 11:04
Thomas Muller nuk do të largohet nga Bayern Munchen. Lajmin është bërë i ditur nga CEO i klubit, Olivier Kahn, i cili ka shuar njëherë e mirë thashethemet e fundit për largimin e veteranit Muller nga Bayerni.
“Nuk do të largohet nga Bayerni. Edhe nëse do të kërkonte diçka të tillë, do të isha unë ai që do ti ndryshoja mendje. Thomas është në formë, nuk është dëmtuar kurrë dhe ka një karakter me të vërtetë të fortë. Ka një rol të rëndësishëm në skuadër dhe jam i sigurt se do të luajë edhe shumë ndeshje të tjera me ne”, ka thënë Kahn.
33-vjeçari gjerman ka një jetë që luan me kampionët e Gjermanisë. Në sezonin e fundit, ai ka luajtur 26 ndeshje.