Kahn sqaron të ardhmen e Sules
26 janar 2022
| 15:44
Mbrojtësi Niklas Sule do të largohet përfundimisht nga skuadra e Bayern Munchen.
Lajmin e ka bërë të ditur Oliver Kahn, drejtori i përgjithshëm i klubit bavarez, duke theksuar se qendërmbrojtësi nuk e pranoi ofertën e rinovimit.
“Negociatat ishin të gjata. Ne i bëmë një ofertë që Sule nuk e pranoi. U bë një ofertë shumë e mirë, por ne duhet të përmbushim disa kufij financiarë. E dimë që Niklas dëshiron të largohet në fund të sezonit”, ka deklaruar Kahn.
E ardhmja e reprezentuesit të Gjermanisë do të jetë Barcelona ose Chelsea.