Kaitlynn Carteri: Isha e dashuruar në Miley Cyrusin
05 nëntor 2019
| 16:41
Kaitlynn Carteri ka ndarë disa detaje shumë personale nga romanca e saj me Miley Cyrus.
Carteri dhe Cyrusi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre në shtator pas disa muajsh lidhje.
“Në korrik shkova me shume me një shoqe. Dhe gjëja tjetër që dija është se u dashurova me të”, ka thënë ajo “Elle”.
“Nuk ishte aq e thjeshtë, sigurisht. Por gjithashtu nuk ishte e ndërlikuar”, ka thënë ajo.
Këngëtarja ishte hedhur në krahët e Carterit pas ndarjes nga bashkëshorti Liam Hemsworth dhe patën shkuar së bashku me pushime ne Itali. Por vetëm disa javë më vonë ato kanë njoftuar ndarjen.
“Deri në atë udhëtim nuk ma kishte marrë mendja kurrë se isha e aftë të doja një grua ashtu siç dashurova atë”, ka thënë 31-vjeçarja.