Kajtazi: 700 deri në 750 mijë votues do të jenë në këto zgjedhje
07 janar 2025
| 22:00
Analisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se numri i votuesve në Kosovë është 960 mijë deri në 1 milion e 40 mijë.
Ai gjithashtu tha se në zgjedhje do të jenë 700 deri në 750 mijë votues.
“1.6 jemi të regjistruar në Kosovë, po e heqim diasporës, 60 deri në 65 për qind janë mbi 18 vjeç, që i bie se numri i votuesve në Kosovë është 960 mijë deri në 1 milion e 40 mijë. Unë po flas me numrin e të regjistruarve të lidhur me numrin e regjistrimit të popullsisë”.
“Nuk ke më shumë se 700 mijë votues në këto zgjedhje. 700 deri në 750 mijë votues, nuk do të ketë më shumë në këto zgjedhje”, u shpreh ai.