Kajtazi: Ekziston strukturë paralele në AKI, përmend emra

24 tetor 2024 | 21:25

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se brenda AKI-së ka një strukturë paralele me zyrtarë të Vetëvendosjes që po përndjek gazetarët kritikë të pushtetit.

Ai ka thënë se kjo strukturë paralele i shërben pushtetit.

“Ka struktura paralele, siç janë në institucione të tjera që i shërbejnë pushtetit, i shërbejnë Dejona Mihalit dhe strukturave të tjera të Vetëvendosjes. Kujtim Shala, inspektor, është i afërt me Vetëvendosjen, ish-zyrtar jo me najfar të kalume të lavdishme, i cili ka qenë nën masa disiplinore për shkak të shkeljeve që ka bërë në FSK, ka qenë anëtar i bordit të Postës dhe së fundmi është emëruar kryeinspektor”, ka thënë Kajtazi.

“E di se ky është në krye sepse merrem me këtë punë para Shalës, në kuptimin e hulumtimit dhe që i njoh njerëzit në AKI, prokurori, polici. Të ndershëm. Kjo strukturë i ka vënë në shënjestër gazetarët kritikë. Kjo strukturë është me njerëz të Vetëvendosjes. Lufta në raport me gazetarët ka nisur shumë moti”, ka thënë ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Berat Buzhala i është drejtuar shefit të AKI-së, Petrit…