Kajtazi: Kurtit dhe Vuçiqit iu shkojnë për shtati tensionet në veri; mund të ketë incidente më të rënda

24 dhjetor 2024 | 22:33

Analisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se tensionetnë veriun e Kosovës janë në interes të dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë: kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.

Gjatë një interviste në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Kajtazi theksoi se të dyja palët përfitojnë politikisht nga situata e tensionuar.

Sipas tij, këto zhvillime i japin hapësirë manovrimi Vuçiqit, i cili përballet me presione të brendshme në Beograd, si dhe Kurtit, i cili është në një periudhë të rëndësishme elektorale në Kosovë.

“Të dyve iu shkojnë për shtati tensionet në veri. Krejt janë të lidhuna njana me tjetrën, dhe unë nuk e përjashtoj mundësinë se mund të ketë incidente të rana në veri, të cilat i konvenojnë Vuçiqit në Beograd…i konvenojnë atij në Beograd që iu ka lëkund tashmë karriga, dhe i konvenojnë Albin Kurtit në Prishtinë i cili është në garë elektorale.” – pohoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tv amerikan në Nju Jork, “Abc7” që publikoi për herë…