Kajtazi: Mbështetja masive e grave votuese për LDK-në, pati efekt edhe në përzgjedhjen e Vjosës kryeparlamentare
Në emisionin “#Hashtag” në RTV Dukagjini është diskutuar për rolin e grave në politikë dhe shoqëri.
Deputetja e LDK-së Lirije Kajtazi thotë se ardhja në krye të Kuvendit e një gruaje si është Vjosa Osmani lidhet edhe me mbështetjen masive që ajo ka marrë nga votueset e saja, përcjell Telegrafi.
“LDK-në më së shumti e kanë votuar gratë. Këtë edhe unë si Kryetare e Forumit të Gruas e kam përdorur për të thënë se gratë meritojnë pozita vendimmarrëse”.
Kajtazi thotë se burrat që janë rritur në ambiente patriarkale mendojnë se vetëm ata ditë të bëjnë diçka e gratë nuk dinë.
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK ka thënë se grave duhet krijuar mundësitë e barabarta për të qenë konkurruese.
Ajo ka thënë se është pozitive që institucionet e arsimit dhe shëndetësisë sot në Kosovë dominohen nga gratë./Epoka e re/