Kajtazi: Nuk po i mundëson Serbia arratisjet nga burgjet e Kosovës, por ministrja Haxhiu
Analisti politik, Vehbi Kajtazi është shprehur se arratisjet nga burgjet e Kosovës nuk po i mundëson Serbia, ashtu siç ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, por sipas tij, vet ajo.
Po ashtu, Kajtazi tha Haxhiu nuk duhet të jetë ministre nëse jep kësi lloj deklaratash, njofton Klankosova.tv.
“Nuk ka dilemë që është Faton Hajrizi, tashmë i vrarë në Serbi, sepse tregojnë fotografitë, provojnë edhe dokumentet e vëllait të tij që janë gjetur në vend të ngjarjes”, tha Kajtazi.
“Këto, a është i gjallë, apo jo, janë të gjitha në korpusin tonë të budallallëkut”, tha analisti në Rubikon të Klan Kosova.
“Një përgjegjësi kemi edhe ne mediat, që i japim hapësirë tylifar budallai. Ai u dashtë me qenë në burg, po u arratis përmes mundësive që ia dha shteti”.
“Duke e quajtur kriminel zëvendëskryeministri dhe ministrja e Drejtësisë, po mundohen ta pastrojnë veten nga përgjegjësia, se pse ndodhej ai në Serbi. Pse Albulena Haxhiu është ministre kur thotë se Serbia po na i kontrollon arratisjet, edhe për këtë kam shpjegim se nuk po i mundëson Serbia por Albulena Haxhiu, me anë të ligjeve dhe rregulloreve”, u shpreh ai.