Kajtazi pasi Kurti emëroi zëvendësministër Radomiroviqin: Ai ishte pjesë e ushtrisë serbe kur Kosova digjej në flakë
06 gusht 2023
| 18:50
Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pasi që kryeministri, Albin Kurti e ka emëruar zëvendësministër, Radoica Radomiroviq, i cili ishte anëtar i Ushtrisë Jugosllave.
Kajtazi ka shkruar se Radomiroviq ishte ushtarë gjatë kohës kur Kosova digjej në flak, kur shqiptarët vriteshin e masakroheshin.
“Hej patriot e dashamire! Albin Kurti e ka emru zevendesminister nje ushtarak te ushtrise se Serbise. Ai ishte pjese e kesaj ushtrie kur Kosova digjej ne flake, kur shqiptaret vriteshin e masakroheshin. Urime te gjitheve!” – ka shkruar Kajtazi në Facebook.