Kajtazi: Qeveria Kurti po ua shtrenjton rrymën shqiptarëve, e po ua paguan serbëve
18 janar 2022
| 16:00
Gazetari Vehbi Kajtazi e ka kritikuar vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e çmimit të rrymës për qytetarët që shpenzojnë mbi 600 kWh rrymë në muaj.
Kajtazi ka shkruar se Qeveria Kurti vazhdon t’ua paguajë faturat serbëve në veri të vendit, që nuk e njohin Albin Kurtin si kryeministër, e as Kosovën si shtet.
“Qeveria Kurti po ua shtrenjton energjinë elektrike shqiptareve që e sollën në pushtet, ndërsa vazhdon t’ua paguajë faturat serbëve në veri që nuk e njohin atë si kryeministër, e as Kosovën si shtet”, ka shkuar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
Qeveria ka vendosur ta aprovojë propozimin e ZRrE-së për ta shtrenjtuar energjinë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 600 kWh rrymë në muaj.