Kajtazi reagon pasi Kosova ka blerë armë: për t’i përdorur duhet të kemi b*thë
12 janar 2024| 21:19
Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar në lidhje me blerjen e armëve që Kosova e bëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se përveç fotografive me armë e uniforma, duhet të përmenden disa fakte.
Kajtazi ka thënë se vetëm 1 për qind e popullit të Kosovës ka marrë pjesë në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999 dhe ushtarët e UÇK-së pas luftës janë konsideruar armiku kryesor
Nder të tjera, ai ka përmendur dënimin me burgim ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale duke thënë se një pjesë e shoqërisë është e lumtur më këtë fakt.
Postimi i plotë:
Qenka mbush favebooku me arme e uniforma. Shume bukur po ju rrine.
Megjithate eshte mire me i rendit disa fakte se cfare patriotash jemi 99 per qind prej nesh.
1 per qind e popullit ka marre pjese ne luften çlirimtare 1998-1999.
Pas çlirimit, armikun kryesor i kemi konsideru ushtaret e UÇK-se.
Rendi shoqeror jugosllav eshte prishur prej pranise se tyre ne sheher.
Drejtuesit kryesor te UÇK-se i kemi pase ne Hage. Sot kreret i kemi ne Hage.
Cali eshte i denuar tashme.
Nje pjese e madhe jona jemi te lumtur per kete fakt.
Ka minister ne Qeverine Kurti qe ka deklau se ma lire na kish kushtu me pagu mercenar sesa veterane.
Gjendjen e kemi krejtesisht ndryshe tash.
Kemi ushtri qe eshte themeluar ne nje kohe kur kurrkush nuk besonte se do te ndodhte.
Eshte ngjarje e jashtezakonshme qe Kosova po blen arme. Bile duhet te bleje sa me shume ne Amerike, Israel, Britani te Madhe, e vende tjera mike.
Megjithate, per t’i perdorur keto arme duhet te kemi b…
Ndryshe duhet t’i fusim ne b…
Ata qe kane luftuar ne 1998-1999 nuk ish dashur te luftojne edhe sot. Sepse kane hall ballafaqimin me drejtesi pikerisht per ate periudhe.
Sot duhet te luftojne ata qe dezertuan aso kohe. Ata qe iken deri ne Australi, te cilet tash veshin uniformen e FSK-se dhe bejne poza ne parakalime ushtarake.