Kaka: Milani ka shanse për titullin

26 shtator 2024 | 14:40

Ish-lojtari i Milanit, Kaka ka vlerësuar në maksimum paraqitjen e skuadrës kuqezi në derbin e fituar ndaj Interit. Sipas Kaka-s, nëse kuqezinjtë vazhdojnë kështu, kanë shanse për titullin.

“Në derbi, Milani dha një sinjal të madh, pas asaj që ndodhi kundër Liverpoolit. Fitorja kundër Interit, duke luajtur edhe mjaft mirë, ishte përgjigja e duhur. Nëse kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë si në derbi, kanë perspektiva të mira për titullin. Ne pamë një ekip me qëndrim ndryshe dhe shumë të mirë, që luftonte fort për rezultatin. Leao? Është një lojtar që më pëlqen shumë, ka forcë, cilësi dhe teknikë. Ne duhet ta mbështesim, sepse mund ta ndihmojë këtë Milan shumë”, ka thënë Kaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandën e misionit të NATO-s në Kosovë do ta marrë…