Kaka: Neymari mund ta fitojë ‘Topin e Artë’

07 shkurt 2020 | 11:58

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Milanit, Kaka, e ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2007, para se dominimin në futboll ta merrnin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Neymari, që konsiderohej ndër më të talentuarit që kishte futbolli, nuk ka arritur ta fitojë këtë çmim, duke qenë hije e Lionel Messit te Barcelona, ndërsa kalimi te PSG-ja e ka përcjellë me shumë lëndime.

“A besoj se Neymari mund ta fitojë atë në vitin 2020? Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë, nuk ka dyshime për këtë. Ajo që ka nevojë ai tani është të fitojë një titull me ekipin dhe të jetë protagonisti kryesor i kësaj arritje”, ka deklaruar Kaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se…