Kalaja, anëtare e re e IP Superligës

03 maj 2018 | 14:31

KB Kalaja nga Prizreni është anëtari më i ri i IP Superligës së Kosovës në basketboll, kjo pasi të mërkurën mbrëma e ka mposhtur KB Borean nga Peja edhe në ndeshjen e dytë të “play-out”-it të luajtur në palestrën “Sezai Surroi”.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 93:84, derisa ai i luajtur ditë më parë u pati përmbyllur me shifrat 83:84.

Në këtë mënyrë, në edicionin e ardhshëm Prizreni do t’i ketë dy skuadra në elitën e basketbollit të Kosovë. Xavier Newson me 30 pikë, Ujkan Karanezi me 28 dhe Edmond Kryeziu me 25 pikë ishin më të merituarit për fitoren e Kalajës.

Në anën tjetër, në radhët e Boreas më efikasit ishin Bujar Qeku me 22 pikë, Qëndrim Gashi me 19 dhe Allen Idrizaj me 17 pikë. Borea pas vetëm një viti në IP Superligë, nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Ligën e Parë të Kosovës.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dorëzuar në Kuvendin e…