
Kalaja dardane e Shkupit shëndrit “PSE JO”
13 qershor 2020
| 22:10
Kalaja dardane e Shkupit sonte shëndrit PSE JO? DItë më parë edhe Çairi, Kumanova, Tetova, Zajazi, Sllupçani i Dibrës, Saraj dhe Struga iu bashkangjitën motos “PSE JO” për kryeministrin e parë shqiptar.
Me moton “PSE JO” i japin mbështetje të madhe idesë së Ali Ahmetit.
Ndërsa mbrëmë në Sheshin Skenderbeu në Shkup, ishte vendosur një parullë e cila thoshte: ”Kan dhan fjal bijt e Shqipnis, Shqiptar me kan kryeministri i Dardanis”.
Ky reaksion nga qytetarët vjen edhe si rezultat i reagimit të menjëhershëm të liderit të LSDM-së Zoran Zaev, i cili mohoi dhe ashpër refuzoi mundësinë për një kryeministër shqiptar në Mqedoninë e Veriut./TS/