Kalaja e Beratit për katër muaj priti mbi 27 mijë turistë
Monumentet e kulturës në Shqipëri çdo ditë e më shumë po tërheqin vëmendjen e turistëve, sidomos atyre të huaj.
Berati është një ndër qytetet më interesantë dhe tërheqës, i cili çdo vit e më shumë po tërheq turistë të huaj dhe vëmendjen e medieve të huaja.
Kalaja e Beratit është një ndër pikat turistike e cila ka një numër vizitorësh që vjen gjithnjë në rritje.
Ajo përbën një nga atraksionet turistike më të preferuara në Shqipëri për turistët e huaj dhe ata vendas.
Drejtoria Rajonale Kombëtare Kulturore në Berat ka njoftuar se është rritur numri i vizitorëve për periudhën janar – prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të tri viteve të fundit.
Sipas kësaj drejtorie, për këtë vit numri i turistëve ka arritur 27 468 vizitorë, 12 mijë vizitorë më shumë se në periudhën paraprake.