Kalendari i ri për sezonin 2021 në Formula 1
Gjatë ditës së sotme është publikuar edhe orari i ri për sezonin 2021 i Formula 1.
F1 tani ka konfirmuar zyrtarisht se Portugalia do të jetë raundi i tretë i sezonit 2021.
“Ne jemi të entuziazmuar t’ju njoftojmë se Formula 1 do të garojë përsëri në Portimao pas suksesit të madh të garës vitin e kaluar”, ka thënë CEO i F1, Chase Carey, dhe presidenti Stefano Domenicali.
“Ne duam të falënderojmë promovuesin dhe Qeverinë Portugeze për punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin për të na arritur në këtë pikë”, vazhduan tutje.
“Ne jemi të sigurt dhe të ngazëllyer për sezonin tonë 2021, pasi kemi treguar vitin e kaluar se mund të ofrojmë 17 gara në mënyrë të sigurt dhe t’i sjellim miliona tifozëve tanë gara emocionuese në një kohë të vështirë”, ka shtuar ai.
Gara e vitit të kaluar u zhvillua përpara 27,000 tifozësh, ndërsa për këtë vit akoma nuk dihet nëse do të ketë tifozë, pasi vendimi do të merret nga autoritetet në javët e ardhshme.