KALI I TROJËS

12 shkurt 2021 | 10:35

Elife Luzha

 

Si në eklips

Nata u errësua

Pa yje

Në ftohtësi mermeri

U përmbys bota

Nga barku i kalit

Ushtarët

Trojën e nxinë

Copa trupi

Ushtarësh të vdekur

Varur mureve

Të tradhtisë peng

Në logun e betejës nuk vdiqën

Me kalin e vdekur i vranë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, prej disa ditësh po…