“Kali i Trojës”, ilaçi që do të mbysë qelizat e kancerit
Studiuesit në Universitetin e Edinburgut kanë gjetur një mënyrë interesante për të bartur një ilaç direkt në qelizat e kancerit, pra, vetëm në qelizat e kancerit, ato të shëndetshme mbeten të paprekura.
Ata e kanë krahasuar ilaçin e aktivizuar nga drita me një kalë trojan, i cili mund të hyjë në organizëm dhe të vrasë qelizat e kancerit dhe baktereve.
Molekula e vogël e quajtur “SeNBD”, vret kancerin me një përbërës ushqimor kimik, ai “mashtroi” qelizat e kancerit që të gëlltisin ilaçin.
Që qelizat të mbijetojnë ato duhet të asimilojnë përbërës kimikë të ushqimit si sheqernat dhe aminoacidet për energji. Pra, lidhja e ilaçit me një ushqim është çelësi i suksesit të tij.
Kanceri dhe qelizat bakteriale janë lakmitare, që priren të konsumojnë më shumë dhe lloje të ndryshme ushqimi sesa qelizat e shëndetshme. Pra, çiftëzimi i “SeNBD” me një ushqim e bën atë ideal të mbysë qelizat e dëmshme, shkruan “Mirror”.
“‘SeNBD’ është një nga molekulat më të vogla të bëra ndonjëherë dhe përdorimi i tij si një ‘kali trojan’ hap shumë mundësi të reja në mjekësinë ndërhyrëse për vrasjen e qelizave të dëmshme pa ndikuar në indet e shëndetshme përreth”, ka thënë Marc Vendrell, profesor në Universitetin e Edinburgut.
Deri më tani, shumica e barnave të aktivizuara nga drita ishin shumë të mëdha për kancerin dhe qelizat bakteriale, për t’i njohur ato si ushqim normal. “SeNBD”, nga ana tjetër, përshkruhet nga studiuesit si një kokë luftarake metabolike. Qelizat e dëmshme gëlltisnin ilaçin e lidhur pa qenë paralajmëruar për natyrën e tij toksike.
Përveç se është mjaft i vogël për të hyrë në qeliza, “SeNBD” është gjithashtu një lloj ilaçi i quajtur fotosensibilizues, që do të thotë se duhet të aktivizohet nga drita e dukshme para se të mund të vrasë qelizat. Ndezja e ilaçit me dritë do të thotë që një kirurg mund të vendosë saktësisht se ku duan që ilaçi të jetë aktiv, duke shmangur shanset për të sulmuar indet e shëndetshme. Pra, ajo parandalon llojin e efekteve anësore, të tilla si humbja e flokëve, e shkaktuar nga ilaçe të tjera antikancerogjene.