Kalifornia në ‘luftë’ me flakët! Mbi 1000 ndërtesa të shkrumbuara (Video)
Frontet e mëdha të zjarreve që kanë rrethuar Malibu dhe zonën më të gjerë në perëndim të Los Anxhelosit në Kaliforni, ndërkohë flakët mbeten të pakontrolluara. Autoritetet gjithashtu flasin për të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur dhe disa prej tyre në gjendje të rëndë. Gjithashtu mbi 5000 hektarë tokë dhe 1000 ndërtesa janë shkatërruar nga zjarret deri më tani.
Po ashtu raportohet se ajri është shumë i ndotur dhe paraqet rreziqe veçanërisht serioze për njerëzit me sëmundje të mushkërive ose të zemrës, siç janë të moshuarit apo edhe fëmijët e vegjël. Dhjetëra mijëra banorë të zonave kanë marrë urdhër të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shumë prej tyre ndodhen në zona që janë në rrezik të menjëhershëm. Pavarësisht mobilizimit masiv nga i gjithë shteti i Kalifornisë, frontet ende po digjen plotësisht jashtë kontrollit për shkak të erërave shumë të forta.
Mediat amerikane raportojnë se personeli, por edhe uji, për të shuar zjarrin nuk mjafton. Madje autoritetet u bëjnë thirrje banorëve në të gjithë rajonin që të kursejnë ujin në mënyrë që të ketë mjaftueshëm për zjarrfikësit. Ndërkohë, guvernatori i shtetit, Gavin Newsom, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Siç raportohet më shumë se 1000 ndërtesa janë shkrumbuar.
Malibu’s iconic sand castles are crumbling… one at a time. This has been a numbing and terrifying 14 hours in California history. pic.twitter.com/JmHym7tyQK
— Jonathan Vigliotti 🐋 (@JonVigliotti) January 8, 2025
Pray for California and everyone affected by the Palisades fires.
Please stop politicizing this tragedy without understanding the facts. Fires in this area are rare and occurred unexpectedly—let’s focus on supporting those in need, not misinformation.pic.twitter.com/2cUqLVnxSi
— Brian Krassenstein (@krassenstein) January 8, 2025
Total destruction in Malibu. These were beachfront homes on Pacific Coast Highway. #palisadesfire pic.twitter.com/DhQnJMmoUW
— Liz Kreutz (@LizKreutzNews) January 8, 2025