Kalifornia vazhdon të përballet me zjarre të mëdha

06 gusht 2021 | 14:21

Kalifornia po përjeton një nga zjarret më të mëdha ndonjëherë, ndërsa urdhrat për evakuim janë shtuar të enjten.

Zjarri në Dixie është tashmë i gjashti më i madhi në historinë e shtetit, dhe është ende duke u përhapur falë erërave të forta.

Këtë javë flakët përfshinë tërësisht qytetin historik të minierave të Greenville. Zjarri në Dixie është vetëm një nga vërshimet e flakëve që përfshinë Shtetet e Bashkuara perëndimore- që nga mesi i korrikut, pjesë e një krize klimatike të ngrohjes .

Tani flakët kanë përfshirë rreth 500 kilometra katror.

Imazhet e bëra nga një fotograf i AFP në Greenville treguan se si zjarrit kishte shkrirë dritat e rrugës,me vetëm disa struktura ende në këmbë.

Një pikë karburanti, një hotel dhe një bar u shkatërruan, si dhe shumë ndërtesa që ishin tanimë janë shkrumbuar./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes…