Kalimi i Ibrahimoviqit në Milan, punë e kryer
03 dhjetor 2019
| 16:13
Zlatan Ibrahimoviq është një nga emrat më të përfolur kohët e fundit, për shkak se ai e mbylli aventurën me Los Angeles Galaxy dhe tashmë është në kërkim të një klubi të ri në Evropë, për të vazhduar karrierën e tij. Mediet angleze e bëjnë fakt të kryer, kalimin e suedezit në Milan.
Edhe në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, 38-vjeçari u shpreh se Milani është shtëpia e tij e dytë, me lajmet e fundit që qarkullojnë, ku thuhet se lojtari mund të prezantohet në 16 dhjetor, kur është edhe 120 vjetori i klubit kuqezi.