Kalimi im në Njësinë e Jurispodencës së Armatës Amerikane nga Njësia e Forcave Speciale
Një jetë kushtuar atdheut
AJAZ EMINI – Ditari (XIV)
KALIMI IM NË NJËSINË E JURISPODENCËS SË ARMATËS AMERIKANE (JAG / JUDGE ADVOCATE GENERALS CORP) NGA NJËSIA E FORCAVE SPECIALE TË ARMATËS AMERIKANE
Pas një viti të punës time me Njësinë e Forcave Speciale të Armatës Amerikane filluan shumë gjëra të ndryshojnë, sidomos pas ardhjes së personelit të rijë. Nga ana tjetër tani në bazën ushrarake të Bondsteel’it e kisha edhe bashkëshorten Shahadijen, si dhe kishim sjellë edhe fëmijët te familja e vëllaut Murtezanit në fshatin Llojan.Mu për këtë arsye vendosa që të bëjë lëvizje nga Njësia e Forcat Speciale në Njësinë e Jurispodencës “JAG” (The Judge Advocate Generals Corp), e cila mirret me të gjitha lëndët e drejtësisë ushtarake dhe civile, si dhe mbrojtjen dhe këshillëdhënien juridike, si dhe ku po punonte edhe bashkëshortja ime Shahadija.
Kalimi im në JAG u prit shumë mirë dhe me shumë entuziazëm nga i gjithë personeli i grupit ushtarak që udhehiqej nga Kapiteni Kovach,dhe ai civil i shqiptarëve që kryesohej nga Gjykatësi Selman Bogiqi dhe Prokurori Miftar Jasiqi nga Gjykata e Prishtinës.
Në këtë detyrë të re e kisha edhe një përparësi të madhe, sepse shumë më herët në Universitetin e Prishtinës kisha studjuar Gazetari/Drejtësi, dhe deri diku e kisha të njohur edhe terminologjinë e fjalëve të ndryshme juridike që përdoreshin.
Shahadija që nga ardhja e sajë në Bondsteel kishte qenë e caktuar që të punojë me këtë grup juristësh, gjë e cila më lehtësoi shumë edhe adoptimin tim në këtë detyrë të re.
Puna kryesore e këtijë grupi juristësh ushtarak, ishte punët juridike për ushtarakët e Bondsteel’it si dhe kontrolli edhe vurja e themeleve të drejtësisë në Kosovë.
Në zyrën tonë të drejtësisë, apo si me thënë në çadrën tonë të gjykatës së drejtësisë (sepse gjatë kësajë kohe ende gjithëçka ishte në çadra ushtarake),ku po punonim nga e Hëna e deri të Premten, e ku kishim edhe bashkëpunëtorët tanë të grupit të juristëve kosovarë i cili udhëhiqej nga: Selman Bogiqi- Gjykatës dhe Miftar Jasiqit -Prokurorë nga Prishtina si dhe Ymer Huruglica –i Gjykatës së Gjilanit dhe grupeve të juristëve të tjerë të Gjykatës së Ferizajit dhe Gjykatës së Gjilanit.
Në fillim, afër çadrës tonë të gjykatës kishim edhe 3 çadra më të mëdha, të cilat ishin të rrethuara në tela me gjemba dhe me roje ushtarake. Njëra prej tyre shfrytëzohej nga policia ushtarake, aty ku kishin zyrën e tyre, kurse dy të tjerat po shfrytëzoheshin për burgje të mbajtjes së popullatës lokale.
Në njërën çadër ishin të vendosur të burgosurit shqiptarë e kurse në tjetrën ishin vendosur të burgosurit serbë, dhe që të gjithë akuzoheshin për veprat e ndryshme penale.
Në fillim të gjitha gjykimet kryheshin nën mbikqyrjen tonë këtu në Kampin Amerikan “Bondsteel” në këtë çadër të thjeshtë të gjykatës, e më vonë me kalimin e kohës filluam edhe funkcionimin e Gjykatës së Gjilanit dhe Gjykatës së Ferizajit.
Më 23 nëntor 1999, gjatë festës amerikane të faleminderimeve, na erdhën për vizitë në Kampin Ushtarak Amerikan “Bondsteel” të Sojevës: Presidenti i SHBA-së Bill Clinton me të bijën Chelsea, Sekretaresha e Shtetit Amerikan Madeleine Albright, Gjenerali i NATO-së Wesley Clark, i cili udhëhoqi Operacionin e Forcave Aleatea të (bombardimet e NATO’s mbi Serbinë dhe forcat serbe) pjesë e së cilës isha edhe unë, Shefi i Kabinetit John Podesta, Këshilltari i Mbrojtjes Kombëtare Sandy Berger, si dhe 4 pjesëtarët e Kongresit Amerikan: Përfaqësuesi Jack Kingston i Georgia’s, Përfaqësuesi Peter Dutsch i Floridës, Përfaqësuesja Carrolyn Maloney e qytetit të Nju Jorkut si dhe Përfaqësuesi dhe miku më i madhë i shqiptarëve Eliot Engel. Mundë të themi lirisht se këtu në Kosovën e lirë sot na erdhi gati se i gjithë kabineti i SHBA-së
Këtu në Kampin “Bondsteel” të Kosovës për të parën herë ne patëm rastin që të takonim dhe të përshëndeteshim me Presidentin Clinton me Sekretareshën e SHBA’s Albright, si dhe Gjeneralin e NATO-së, Clark, me të cilët shkëmbyem edhe një bisedë të shkurtër, e cila ishte më tepër në shenjë faleminderimi për operacionin që kishin ndërmarrë në çlirimin e Kosovës! Gjithashtu edhe ata u interesuan për jetën tonë këtu në kampin ushtarak, dhe më vonë shkrepëm edhe disa fotografi kujtimi, e që do të jenë si fotografi historike sepse në foto kishim çlirimtarët e shtetit më të rijë të Kosovës.
Në fund, derisa po bënim një foto së bashku me Gjeneralin më të dashur të shqiptarëve Komandantin Suprem të NATO- së Gjeneralin Wesley Clark, e që do ta shkrepte për ne Shahadija, pasi se ne u bëmë gati dhe pozuam me gjeneralin, Shahadija e shkrepi aparatin por më e keqja ishte se filmi i aparatit na ishte harxhuar. Për çka edhe gjenerali me një buzëqeshje na tha: “Kjo që na ndodhi është e zakonshme, kur fillon të pozojsh shpeshëherë të harxhohet filmi ose të prishet fotoaparati, por sigurisht se do të shihemi herave tjera”!
Gjatë kësajë vizite presidenti Clinton mbajti edhe një fjalim para personelit ushtarak të cilin e filloi me fjalët: “Ju faleminderit dhe përshëndetje”. Pasi na faleminderoi të gjithëve për punën që po bënim këtu në Kampet Ushtarake Amerikane në “Bondsteel” dhe “Monteith”, ai vazhdoi; “Ju faleminderit, ne e rikthyem në normale çdo gë që shkaktoi pastrimi etnik . Ne kemi misionin e suksesëshëm ushtarak i cili në mënyrë brilante u ekzekutua edhe atë pa asnjë viktimë ushtarake, dhe tani ne kemi shancë, jo garancion por shancë, që të bashkëpunojmë me këta njerëz dhe të ndërtojmë paqe të qëndrueshme në Ballkan. Tani Operacioni i Forcave Aleate u krye, tani është një detyrë tjetër, po Kampi “Bondsteel” është në vijën e parë të frontit, Operacioni i Përbashkët Kujdestarë (Operation Joint Guardian) do të mbrojë dhe thellësojë paqen dhe ne po punojmë që ta bëjmë të përjetshëm. Ju në të vërtetë nuk humbët aspak kohë, dhe tregimi i Bondsteel’it lexohet si diçka e levizjeve të Perendimit të vjetër. Jo shumë kohë më herët këtu ishte livadhe, dhe menjëherë pas ardhjes së NATO’s në Kosovë, kjo u bë një koshere aktivitetesh, nëpërmjet të inxhinierisë së Armatës dhe Marinës Detare…”
E martë 2 maj 2000
Ishte ditë me diell dhe ditë e ngrohët pranverore, me punë nuk ishim të nxanun, por sa për të kaluar kohën po lexoja një libër. Papritmas erdhi cimeri im Mentor Hajdari, atdhetar dhe aktivist i madh nga Nju Jersey i SHBA-së, i moshës mesatare, dhe njeri i fjalës me prejardhje nga Struga. Mentori ishte përkthyes i caktuar që të punonte me Gjeneralët amerikan në Kampin e Bondsteel’it dhe tani ai po kthehej nga puna . Posa hyri mbrenda më pyeti se a mundem më vonë që të shkojmë së bashku edhe ta shoqëronim Komandantin Suprem të Aleancës së NATO-së për Evrope Gjeneralin Wasley K. Clark, i cili kishte ardhë në vizitën e tijë të fundit lamtumirëse në Kampin Bondsteel, dhe më vonë po planifikonte të vizitojë edhe vendet për rreth, si Kllokotin, Vitinë dhe Gjilanin. Menjëherë e pranova kërkesën e kolegut tim, me të cilin kishim marrëdhënie shumë të mira shoqërore. Rreth orës 14:00 pas dite, nga dhoma jonë u nisëm unë me Mentorin dhe shkuam para zyrës së Gjeneralit, dhe atje takuam edhe iu bashkangjitëm eskortës ushtarake.
Kjo ishte hera e dytë që po e takoja Gjeneralin Wesley Clark në Kosovë, këtu në kampin e ushtrisë amerikane, në Bondsteel. Pas disa minutash doli edhe Gjenerali Clark, i cili me një buzëqeshje na u afrua dhe u njoftua me të gjithë grupin që do ta shoqëronim, dhe pas disa çastesh u nisëm në drejtim të Kllokotit.
Në Kllokot arritëm pas disa minutash, së pari u ndalëm në fabrikën e ujit mineral Kllokoti. Në fabrikë u njoftuam me grupin e punëtorëve që ende ishin shumicë serbe, si duket kishin mbetur nga koha e Millosheviqit të cilët edhe me ne nuk u treguan aq entuziast për ne kur na panë se ne ishim pjesëtarë të Armatës Amerikane, dhe pas disa minutash vazhduam rrugën për në Viti.
Rrugëve të Vitisë takuam shumë njerëz, por kuptohet të nacionalitetit shqiptarë edhe secilin qytetarë që po takonim ishin shumë entuziastë të bisedonin si dhe mjaftë të kënaqur për vizitën që po i bënte atyre Gjeneralit Clark. Por, edhe Gjenerali Clark ndjehej mjaftë i kënaqur nga mikëpritja e tyre që po i bëhej.
Nga Vitia u larguam në drejtim të Gjilanit diku rrreth orës 15:30 pas dite. Në të hyrë në qytetin e Gjilanit, morëm rrugën alternative e cila ndahej nga rruga kryesore dhe shkon majtas dhe pershkon për rreth dhe jashta qytetit.
Pas disa kilometrash arritëm në arterjen tjetër të rrugës e cila të çonte për në fshatin Ponesh, dhe aty ku ndahen rrugët Gjenerali Clark shprehi dëshirën që të ndalemi pakë për të parë qytetin nga ajo pikë. U ndalëm e gjithë eskorta dhe që të gjithë dolëm nga makinat, poashtu edhe Gjenerali Clark doli nga makina dhe po shiqonte rreth e rrotull qytetin e Gjilanit nga kjo pikë e që po shtrihej para nesh dhe ndërkohë po bisedonim.
Gjatë kohës së kësajë pauze që po bënim aty, të njejtës rrugë po shihej prej së largu se drejtë nesh po na vinte dhe po na afrohej një plak, i cili ishte i dobët por shtat gjatë dhe me plis të bardhë mbi kokë,e që po i grahte një biciklete të vjetër prodhim i ish Jugoslla- visë. Derisa ne po bisedonim me gjeneralin në lidhje me historikun e qytetit të Gjilanit, plaku që po i grahte bicikletës kur na u afrua rreth 4-5 m. erdhi, ndali bicikletën në vend dhe derisa kishte një këmbë në tokë e tjetrën në bicikletë, pa e dijtë se kush ishte me ne na u drejtua me duar lartë nga qielli edhe me za të lartë na tha: “Zoti para dhe Amerika pas”. Përnjëherë vazhdoi tempon e tijë mbi bicikletë, edhe u largua rrugës te poshtë drejt qytetit! Gjenerali Clark disi i habitur nga gjesti i plakut mu drejtua mua sepse gjatë këtijë momenti unë qëllova më afër tij, edhe më pyeti se: “Çka na tha plaku me plisin e bardhë?” Menjëherë ia përktheva fjalët e plakut, “ Plaku na tha: Zoti para dhe Amerika Pas”, fjalët e të cilit disi e shokuan Gje- neralin.
Gjenerali Clark u ndal për një moment dhe po mendonte diçka dhe po e përcillte me shumë vëmen- dje largimin e plakut, dhe luhati kokën, e iu mbushën sytë me lot. Pastaj na u kthye neve që ishim për rreth tij edhe na tha: “Ndjehemi mëse të kënaqur për shpëtimin e të gjithë këtyre jetërave të njerëzve të pafajshëm.”
Pas kësajë ndalese përsëri e gjithë eskorta ushta- rake vazhduam rrugën e mëtejme në dretim të qendrës së qytetit. Para arritjes në qendrën e qytetit stopuam edhe në afërsi të kishës ortodokse serbe, aty takuam një plakë të veshur në të zeza të kombësisë serbe. Gjenerali Clark shprehi dëshirën që ta pyes atë se si po kalojnë mirëpo ajo nuk pranoi që të flasë me ne, e cila përnjëherë u largua duke na e dhënë një shikim irritues!
Me Gjeneralin dhe eskortën që kishim, ngadalë kaluam qendrën e qytetit të Gjilanit, aty ku u ndalëm dhe dolëm nga makinat për ca minuta dhe hecëm në këmbë qendrës së qytetit dhe me vonë përsëri i hypëm makinave dhe u larguam për në Kampin e Ushtrisë Amerikane në Bondsteel.
Pas kthimit në kampin ushtarak Bondsteel, Gjenerali Wesly Clark na u faleminderua që të gjithëve që ishim me të për shërbimin në forcat amerikane, si dhe për shoqërimin e tij gjatë ditës së sotme. Pastaj bëmë edhe përshëndetjen e fundit lamtumirëse me gjeneralin i cili tani po largohej nga detyra e tij në Armatën Amerikane për në pension.
Gjatë kohës së bombardimeve 78 ditore mbi forcat serbe, Gjenerali Wesley K. Clark ishte Koman- dant Suprem i NATO’s për Evropë, si dhe udhëhoqi kampanjën e “Operacionit të Forcave Aleate” në bombardimet mbi forcat serbe në Kosovë si dhe pikat më strategjike mbrenda Serbisë në çlirimin e Kosovës, pjesë e së cilës pata fatin që të jemë dhe unë, gati se që nga fillimi i këtijë operacioni, nga i cili edhe ne bartim Medaljen “KOSOVO CAMAPAIGN / IN DEFENSE
OF HUMANITY” (Fushata e Kosovës / Në Mbrojtje të Njerëzimit) dhe medaljen tjetër “NATO / IN SERVICE OF PEACE AND FREEDOM” (Nato / Në Shërbim të Paqes dhe Lirisë)…
Ky ishte edhe moment i fundit që po takonim Gjeneralin Clark në uniformën ushtarake, sepse kjo ishte edhe vizita e tij e fundit që po i bënte Kosovës dhe bazës ushtarake Amerikane të Bondsteel’it para ikjes së tij në pension nga Armata e SHBA’s. (vijon)