Kalimthi

04 shtator 2020 | 09:23

E takoi krejt rastësisht dhe pa dyshim, i mbeti në kujtesë rrjedha e fjalës së saj.

Ishte ëndrra që e priste qëmoti.
Fshiu ballin dhe hoqi mjegullēn nga sytë. Mos je ti Pranvera – i tha me gjysmë zëri të mekur ?

Ndjeu se i ndaloi fryma nga zëri i ëmbël, sikur shkuli zemrën dhe e lëshojë në shuplakë vashe.

Po këto petale me aromë trëndafili, kush t’i qëndisi në ketë fustan të bardhë?

Hëmmm… E gjeta, kjo qenka pamja parajsore në artin e duarve të saj.

Ai e donte atë fytyrë të praruar, gruaje. Engjëlloren e saj, thellësisht e ndiente në brendinë tij.

Ndaj, jo së koti palonte duart në lutje: Më jep dhe një frymë jete, o Zot! Të ngop sytë me bukurinë e saj.

03.09.2020 Valbona R. Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo shqetëson Portugalinë para ndeshjes me Kroacinë, e programuar…