Kallaba dekorohet nga presidenti bullgar
Në një ceremoni të organizuar nga Presidenca e Bullgarisë, Ambasadori i Republikës së Kosovës ne Sofje, Shpend Kallaba është dekoruar për merita të veçanta me urdhrin e lartë presidencial “The Madara Horsman”.
Në praninë e ambasadoreve të shume shteteve mike, përfshirë Shqiperinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Turqinë, Irlanda, Polonia, Egjipit, Pakistani, si dhe drejtuesve e zyrtareve të lartë institucional të Bullgarisë, presidenti Rumen Radev, me rastin e dekorimit me urdhrin “The Madara Horseman”, ka vlerësuar lartë punën e Ambasadorit Kallaba, me motivacion ngritjen dhe thellimin e marrëdhënieve në mes të Bullgarisë dhe Kosovës.
“Sipas Presidentit Radev, Ambasadori Kallaba gjate mandatit te tij si Ambasador i Republikës se Kosovës ne Bullgari, ka dhëne një kontribut te çmuar ne avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ne mes dy vendeve ne fusha te ndryshme, te cilat janë finalizuar me marrëveshje ne sektorë krucial te bashkëpunimit, ekonomi, arsim, kulture. Ne kuadër te thellimit te marrëdhënieve Presidenti Radev ka vlerësuar edhe kontributin e Ambasadorit Kallaba ne hapjen e Konsullatës se Nderit te Republikës se Kosovës ne qytetin e Nessebarit, duke e quajtur këtë si një dëshmi shtesë ne mes marrëdhënieve te shkëlqyera ne mes dy vendeve”, është thënë në njoftimin e ambasadës.