Kallas pas takimeve me Kurtin e Vuçiqit: Mirëprita gatishmërinë për bashkëpunim pas sulmit terrorist

03 dhjetor 2024 | 17:10

Kryediplomatja evropiane, Kaja Kallas ka reaguar pas takimeve që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kallas në një shkrim në rrjetin social “X” ka thënë se rruga e vetme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është normalizimi i marrëdhënieve.

Po ashtu, ajo ka shtuar se ka mirëpritur gatishmërinë e dy palëve për bashkëpunim të plotë pas sulmit të fundit terrorist.

“Takova Aleksandër Vuçiq dhe Albin Kurtin sot. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është përmes ormalizimit të marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë për bashkëpunim të plotë pas sulmit të fundit terrorist. Përgjegjësigt duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se…