Kallasi thotë se Trumpi ka të drejtë: BE-ja nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtje
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, e cila thotë se është dakord me Presidentin Donald Trump se blloku nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen.
“Dështimi i Europës për të investuar në kapacitetet ushtarake dërgon një sinjal të rrezikshëm për agresorin”, tha Kallas gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të Agjencisë Europiane të Mbrojtjes.
“Dobësia i fton ata brenda”, tha Kallas, shkruan “BBC”.
Duke u ndalur te Vladimir Putin, ajo thotë se “për një kohë të gjatë” presidentit rus i janë ofruar “alternativa”, me shpresën se ai “do të zgjidhte bashkëpunimin dhe prosperitetin ekonomik për popullin e tij në vend të ambicieve mashtruese imperialiste”.
“Por në vend të kësaj industria ruse e mbrojtjes po prodhon tanke, bomba rrëshqitëse, predha artilerie, në sasi të mëdha”.
Trump kishte thënë më parë se do të “inkurajonte” Rusinë të bënte “çfarëdo që do” me aleatët europianë nëse ata “nuk paguajnë” dhe rrisin shpenzimet e mbrojtjes.