“Kallet” stadiumi “Fadil Vokrri”, shënon Zeneli
25 mars 2019
| 22:03
Kosova ka arritur të rikthehet në lojë në minutën e 61-të, kur pas një aksioni fantastik ka shënuar Arbër Zeneli.
Lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2018, pas një depërtimi gjuan nga një largësi prej 20 metrave dhe e mposht portierin bullgar, kurse tash është rezultat 1-1.
Duhet cekur se pak minuta më parë edhe Vedat Muriqi pati një rast të mirë shënimi, por gjuajtja e ti u ndal nga shtylla pingule dhe nga topi i rikthyer nuk arriti të përfiton Mërgim Vojvoda.
/Epoka e re/