Kaloi 39 vjet në burg për një krim që nuk e kishte kryer
26 shkurt 2019
| 11:45
Craig Coley kurrë nuk duhet t’i kishte kaluar 39 vjet në burg. Ai u dënua për një krim që nuk e kishte bërë. 71-vjeçari u akuzua për vrasjen e Rhonda Wicht dhe djalit të saj katërvjeçar, Donald, në vitin 1978.
Por, 39 vjet më pas, Coley është shpallur i pafajshëm dhe do marrë një shpërblim prej 21 milionë dollarësh. Çështja u rihap pas kaq shumë vitesh dhe nga provat e AND-së, rezultoi se Colei nuk ishte vrasësi.