Kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet nga policia shtetasi i Serbisë
15 gusht 2023
| 09:56
Të hënën rreth orës 09:30, është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi që dyshohet se i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin në fshatin Novosellë të Kamenicës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.
“Fsh. Novosellë, Kamenicë 14.08.2023 – 09:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi kishte kaluar kufirin ilegalisht. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.