Kaloi një vit pa reciprocitet ndaj Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore kishte thënë se reciprociteti me Serbinë është çështje ditësh dhe javësh e kurrsesi muajsh, në rast se ai bëhet kryeministër.
Por, një vit e një ditë pasi është ulur në karrigen e kryeministërit, për një gjë të tillë, i pari i qeverisë ka thënë se reciprocitetin e ka ndërmend ta vë në zbatim, por është në bisedime me ministren e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që kur të vendoset të ketë sukses të plotë.
“E kam ndërmend ta zbatojmë reciprocitetin sepse është parim i raporteve të shëndosha demokratike, evropiane, ndërfqinjësore dhe për këtë po bisedojmë me ministren e Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajadri”.
“Do t’ju njoftojmë kur do ta bëjmë këtë, por nuk dëshirojmë ta bëjmë e të mos ketë sukses të plotë, sepse kosto do të ishte shumë më e madhe sesa tani, kur qartazi s’ka raport simetrik në mes të Kosovës e Serbisë”, është shprehur Kurti.