
Kaloi propozimi i Qeverisë, hiqet akciza për cigare
29 janar 2019
| 17:21
Komisioni për Buxhet dhe Financa ka votuar pro vendimit të Qeverisë që të hiqet akciza për cigaret e prodhuara në Kosovë. Sipas propozimit, tani e tutje në vend të akcizës do të aplikohet taksa në vlerën e mallit, në nivel prej 30%. Poashtu, koncept dokumenti parasheh që prodhimi i duhanit të futet tek kategoria e kulturave bijqësore që subvencionohen, me nga 1 EUR për kg.
Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme ka votuar pro koncept dokumentit për ndryshime Fiskale dhe Bujqësore për Prodhimin e Duhanit dhe Cigareve në Kosovë.
Propozimi kaloi me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim.