Kalon në mbi 10 000 numri i viktimave nga Covid 19 në botë
Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në 24 orët e fundit në Itali është rritur frikshëm duke kapërcyer numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara deri më tani në Kinë, ndërsa numri i vdekjeve në të gjithë botën shkon në mbi 10 000.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali gjithashtu është rritur në më shumë se 41 000 persona dhe 3 405 viktima, ndërsa rastet në Gjermani, Iran dhe Spanjë u rritën në më shumë se 15 000 në secilin shtet.
Aktualisht numri i viktimave në Gjermani ka shkuar në 48, në Iran 1 433 dhe nq Spanjë 1 002.
Kina mbetet në shifrat e 3 248 viktimave dhe 80 967 të infektuarve.
Rastet e të prekurve në ShBA gjithashtu u rritën 13 000, ndërsa numri i vdekjeve arriti në 218, duke detyruar shtetin e Kalifornisë të urdhërojë një mbyllje e mbarë vendit.
Më shumë se 240 000 njerëz janë konfirmuar tani me koronavirusin globalisht, prej të cilave të paktën 85,000 janë shëruar nga COVID-19, ndërsa më shumë se 9.800 kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins në SH.B.A.
Ndërkohë në Shaqipëri janë regjistruar 2 viktima dhe 70 të infektuar me Covid-19.