Kaloshi përforcon Drenicën

05 tetor 2021 | 21:29

Klubi i futbollit, Drenica është përforcuar me portierin shqiptar, Mikel Kaloshi.

Këtë e ka bërë të ditur klubi i Drenicës, përmes një postimi në Facebook. Kaloshi me Drenicën ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.

“Portieri shqiptar, Mikel Kaloshi, tashmë është futbollist i ri i Drenicës. Portieri 28- vjeçar ka firmosur kontratë me klubin deri në përfundim të këtij edicioni, dhe do të përforcojë akoma më shumë portën e skuadrës tonë. Kaloshi edhe në të kaluarën ka qenë ‘gardian’ i portës tonë para dy edicionëve. Mirë së vjen Mikel Kaloshi! Së bashku mund t’ia dalim!”, thuhet në njoftimin e Drenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Largimet me peshë gjatë verës i kanë detyruar drejtuesit e…