Kaltrina Dakaj-Haxhijaj nga Vrella e Istogut ka nevojë për ndihmën tuaj
Kaltrina Dakaj-Haxhijaj, 27-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të vegjël, 1 dhe 3-vjeçar, është diagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Acute. Kaltrina prej disa muajsh po trajtohet në spitalin Medical Park në Stamboll.
Fazën e parë e ka kaluar me sukses, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë, familjes dhe të afërmve.
Tashmë është në fazën e transplantit të palcës kurrizore, e cila kushton 65.000 euro, shpenzime këto të papërballueshme për familjen.
Të bëjmë diçka të vogël për Kaltrinën, që t’i kthehet familjes dhe fëmijëve për ta vazhduar jetën si ne.
Format për ndihmë i gjeni si më poshtë:
SMS në Vala me numër:55344 me tekst Kaltrina
Numri i xhirollogarisë: Raiffeisen Bank 1506021001434277 Labinot Dakaj
Sëift Code: RBKOXKPRXXX
Iban: XK05 1506021001434277