Kaluan ilegalisht kufirin, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

21 dhjetor 2024 | 09:40

Pesë shtetas të Serbisë të gjithë në një veturë u munduan të premten ta kalojnë ilegalisht kufirin.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ata u ndaluan në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë.

Aty dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës nëpër rrugët ilegale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te…