Kaluan natën e parë në suitë me Dj Dagz, Iliri ngacmon Einxhel: A pati…

06 janar 2022 | 16:03

BB VIP – Gjatë mbrëmjes së djeshme, Einxhel dhe Dj Dagz kanë pasur disa momente mjaft romantike dhe intime në suitën e vendosur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Duke qenë se moderatorja e njohur herë pas here është shprehur se nuk ka dëshirë që të tjerët ta shohin duke u puthur, duket se kësaj radhe i ka harruar kamerat që e vëzhgojnë non stop.

Ndërkohë pas daljes nga suita, banorët kanë nisur që të ngacmojnë çiftin në lidhje me çfarë ndodhi.

Ishte Iliri ai që pyeti Einxhel se si e kaluan natën në suitë dhe a pati puthje. E vënë në siklet, moderatorja e mohoi. Pastaj duke qeshur, ajo shtoi se kjo është hera e fundit që ajo shkon te suita.

Ndërsa në anën tjetër balerini i njohur vetëm qeshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Sarah Berisha ishte e eliminuara e radhës në…