Kalueshmëria e testit të maturës mbi 64 për qind
01 korrik 2019
| 11:37
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka publikuar të hënën rezultatet e testit të maturës.
Sipas drejtuesve të MAShT-it, 64.64 për qind ka qenë kalueshmëria e testit të maturës, ndërsa klasa e XII-të nga shkolla “Don Boko” në Gjilan do ta përsërisë pjesën e parë të testit për shkak të disa parregullsive.
Ministri i MAShT-it, Shyqiri Bytyqi, ka theksuar se këtë vit procesi testues ka qenë më i mirë se në vitet e kaluara.
“Mbarëvajtja dhe monitorimi i testit të maturës këtë vit ka qenë më e mirë se viteve të kaluara”, ka thënë Bytyqi në një konferencë për medie.