Kam dëgjuar se kisha 20 të dashura

29 tetor 2021 | 08:38

Tash e disa kohë është përfolur se kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, nuk ka raport të mirë me gruan e tij dhe kishte lidhje jashtëmartesore. Madje është përfolur edhe për një divorc mes tyre.

Për këtë Vitia u përgjigj me ironi duke thënë se “kam dëgjuar se unë i kisha edhe 20 të dashura”.

“Është folur për shumë gjëra dhe janë përmendur shumë emra, prandaj po them 20 e më shumë. Kjo është një çështje që më ka lënduar mua, bashkëshorten dhe familjen time jashtëzakonisht shumë”.

“Nuk ka asgjë të vërtetë që është qarkulluar, por këto janë absolutisht shpifje dhe më kanë lënduar mua, bashkëshorten dhe familjen time”, tha ai ne Klan Kosova.

Vitia tha se nuk ka parë asnjëherë në skenën politike që të bëhet një fushatë e tillë, duke thënë se shpesh herë ka qenë edhe i mllefosur.

“S’e kam pritur të bëhet një fushatë e tillë denigruese, me shpifje, me goditje nën brez e me shpifje të cilat përkundër tentimit të uljes së autoritetit as në ëndrrën më të keqe nuk do të kisha mundur të mendoj se do të bëja për dikë tjetër në këtë mënyrë”.

Ndërsa, sa i përket asaj se pse nuk ka reaguar bashkëshortja e tij, Vitia tha se ajo nuk ka pse të reagojë për, siç i quan ai, llafe nëpër kafene.

“Për çfarë të reagojë bashkëshortja ime? Për fjalët në kafene? Asnjëherë nuk ka pasur asnjë artikull përveç fjalëve që janë shpërndarë në mënyrë sistematike nga persona të caktuar, me të vetmin qëllim, dëmtimin e personalitetit tim për arsye se kam qenë kandidat për kryetar të Prishtinës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot i kthjellët dhe me diell pritet të mbajë gjatë…