“Kam fëmijët por…” Angelina Jolie rrëfen jetën si nënë beqare: Ndihem e vetmuar
Ndonëse është një nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it, me gjashtë fëmijë dhe tre martesa nën brezin e saj, Angelina Jolie thotë se vuan nga “vetmia”.
Në një intervistë të re, aktorja e famshme zbuloi se po përpiqet ta jetojë jetën e vetme tetë vjet pas ndarjes së saj famëkeqe nga Brad Pitt. Jolie-s i është dashur të kalojë kohë me gjashtë fëmijët e saj, shkruan “The Sun”.
Duke folur në një hotel luksoz në Londër të shtunën mbrëma, 49-vjeçarja reflektoi mbi nevojën e saj për shoqëri përpara publikimit të filmit të saj të ri biografik, Maria.
E veshur me të zeza, Angelina dukej tërheqëse teksa foli për portretizimin e saj të mrekullueshëm të yllit të ndjerë të operës Maria Callas, i cili i dha asaj një nominim për Golden Globe javën e kaluar.
Ajo tregoi se ndjenja e “vetmisë” ishte tipari që ajo ndante më shumë me këngëtaren, e cila vdiq në vitin 1977.
“Kam fëmijët e mi që i dua, por si e rritur gjendem shpesh vetëm. E gjej veten duke u indentifikuar me vetminë”, u shpreh Angelina.