![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/01/800-0-1737104158xtrump-386.jpg)
Kam folur me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin në telefon për të diskutuar një fund të luftës në Ukrainë, raportoi New York Post të shtunën vonë.
Në një intervistë në bordin e Air Force One të premten, Trumpi tha se “më mirë të mos tregonte”, kur u pyet se sa herë kanë folur të dy udhëheqësit.
“Ai (Putini) dëshiron të shohë që njerëzit të ndalojnë së vdekuri”, tha Trump për New York Post.
As Kremlini dhe as Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Reuters.
Në fund të janarit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putini është gati të mbajë një telefonatë me Trump dhe Moska po pret një fjalë nga Uashingtoni se edhe ajo është gati, transmeton Telegrafi.
Të premten Trumpi tha se ndoshta do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky javën e ardhshme për të diskutuar fundin e luftës.
Lufta, e cila filloi me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, do të shënojë përvjetorin e saj të tretë më 24 shkurt. Mijëra njerëz, shumica dërrmuese e të cilëve ukrainas, janë vrarë gjatë konfliktit.
Trumpi i tha New York Post se ai “ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Putinin”, dhe se ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës. Por ai nuk ka bërë të ditur detaje të tjera.
“Shpresoj të jetë i shpejtë. Çdo ditë njerëzit po vdesin. Kjo luftë është kaq e keqe në Ukrainë. Unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”, tha Trump.