‘Kam kërkuar angazhim maksimal të të gjitha njësive për arrestimin e autorit të krimit’

26 nëntor 2021 | 23:11

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Gllogjan ku mbetën të vrarë tre persona.

Ai ka bërë me dije se ka kërkuar angazhim maksimal me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më parë.

“Lajme të tilla lëndojnë çdo zemër njerëzore. Jam thellësisht i shqetësuar dhe i tronditur prej aktit kriminal që ka ndodhur sonte në Gllogjan të Deçanit. Bashkëndjejmë me familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutemi për shërimin e të plagosurve.

“Menjëherë e kam ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe jam rrugës për në Deçan. Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më parë”, ka shkruar Xhelal Sveçla në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati kosovar, Arianit Koci ka bërë thirrje që Rrafshi i…