Kam mundur të vdes

03 dhjetor 2019 | 23:56

TAHIR DESKU

KAM MUNDUR TË VDES

Sa e gjatë kjo pushkë
Që më bën hije mbi kokë
E ky shkëmb ku po e shkruaj
Këtë varg

Kam mundur të vdes
Për shembull në Beverli Hills
Londër Paris a Barcelonë

Bulevardeve të Evropës Amerikës
Mes gjinjve të vashave
Rimave e vrimave

Kam mundur të vdes larg

Bukur po vdes
Tek ky shkëmb
Në këtë varg

Portretin e autorit: Luan Jakupi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erich Fried Njëri nga ata që mbijetuan Pas Ausschwitz-it Mos…